Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE PALESTRA E ISTOGUT

Shiu shkakton telashe, shtyhet finalja

Shiu shkakton telashe, shtyhet finalja


27 March, 2023 @21:17

Palestra në Istog, përsëri ka qenë nën shi dhe ndeshja e parë e serisë finale ndërmjet Istogut dhe Borës është shtyer për nesër dhe do të luhet në palestrën Adem Jashari të Klinës.

Ndeshja në fakt ishte para nisjes, por shiu ka bërë të veten në palestrën e re, e cila assesi nuk u bë si duhet, përkundër se zgjati rreth 15 vite ndërtimi i saj.

Kështu, Istogu - Bora është vendosur të zhvillohet nesër në Adem Jashari të Klinës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë