LAKERS

REUTERS/Lucy Nicholson
Shkarkohet Mike Brown
10 November, 2012 @13:36
Los Angeles Lakers në ndeshjet para sezonale, kishte një bilancë që e kishte çuditur tërë Amerikën. Ata i përfunduan përgaditjet me asnjë fitore dhe i humbën 8 ndeshje.
Por kryesia i’a kishte dhënë edhe një shans trajnerit Mike Brown, i cili nuk arriti ta shfrytëzoi këtë dhe prej 5 ndeshjeve arriti të bënte vetëm 1 fitore.
Tani të gjithë po flasin për shkarkimin e Brownit, ndërsa në vend të tij pritej të zëvendësohet ndihmës trajnerët, Bernie Bickerstaff dhe Chuck Person, përkohësisht.
Trajneri i deri tashëm i Lakersave, Mike Brown, u bë trajneri i cili u shkarkua më së shpejti në histori të klubit.