SHORTI I KUPËS TE FEMRAT

Shorti i Kupës së Kosovës te femrat, Bashkimi e Vëllaznimi direkt në gj’finale
14 December, 2020 @15:49
Në zyret e FBK-së gjithashtu është tërhequr shorti edhe për femrat në ndeshjet finale të Kupës së Kosovës.
Pjesa finale e Kupës, që është paraparë të zhvillohet në shkurt të vitit 2021, ka parë të ndara nga tre skuadra në grupe.
Grupi A: Bashkimi (1), Penza (4), Kastrioti (6);
Grupi B: Vëllaznimi(2), Prishtina (3), Trepça (5).
Në rrethin e parë, çerekfinale, të Kupës do të ndeshen:
A. Penza - Kastrioti
B. Prishtina - Trepça
Bashkimi dhe Vëllaznimi si bartëse të grupit për shkak të klasifikimit më të mirë në renditjen aktuale të Superligës së femrave, kalojnë direkt në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale takohen:
Bashkimi - Fituesja A
Vëllaznimi - Fituesja B.