ADIS BECIRAGIC

Foto: FBK
Shpresoj të luajmë më mirë
15 December, 2022 @16:48
Trajneri boshnjak i Yllit, Adis Beciragic, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ndaj Pejës ka thënë se loja ka qenë me kthesa, ndërsa shpreson që ekipi i tij të jetë më i mirë në ndeshjet tjera.
“Ka qenë ndeshje e mirë e të dyja ekipeve. Në momentin kur menduam se e fituam ndeshjen, ne thuajse e humbëm atë. Ndërsa kur menduam se e humbëm, e fituam. Të mendojmë për ndeshjen tjetër, shpresoj të luajmë më mirë,” ka thënë ai.
Ylli është në seri prej tetë fitoreve në Superligë. Ndërsa në xhiron e radhës është mysafir i Bashkimit në Sezai Surroi.