Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA - BJELLORUSIA

Shqipëria e përfundon me humbje parakualifikimet e Kupës së Botës

Shqipëria e përfundon me humbje parakualifikimet e Kupës së Botës


20 February, 2021 @19:34

Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023.

Të përzgjedhurit e trajnerit Afrim Bilalli u mposhtën me rezultat të thellë 72-93, përballë Bjellorusisë favorite.

Ndeshja ishte më e barabartë në pjesën e parë, ndërsa dallimi në rezultat filloi të bëhej i pathyeshëm sidomos në çerekun e tretë kur këndërshtari krijoi epërsi dyshifrore.

Më i miri te kuqezinjtë në këtë ndeshje ishte Celis Taflaj që shënoi 16 pikë, derisa pesë basketbollistë të tjerë, Frenki Lilaj, Thano Niko, Rei Pullazi, Endrit Hysenagolli dhe Robert Shestani, shënuan nga 10 pikë secili.

Te ekipi kundërshtar shkëlqeu Yauheni Beliankou që shënoi 26 pikë dhe 5 kërcime.

Me këtë rezultat Shqipëria e përfundoi fazën e parakualifikimeve në vendin e fundit të grupit A, duke regjistruar vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet grupore, derisa për Bjellorusinë që e kishte siguruar kualifikimin më parë, kjo ishte fitorja e pestë.

TABELA | GRUPI A:

1.Portugalia 5-1
2.Bjellorusia 5-1
3.Qipro 1-5
4.Shqipëria 1-5


 
Të gjitha lajmet nga International