KOMBËTARJA

Shqipëria U19 mbledh lojtarët nga kampionati shqiptar
16 March, 2021 @21:25
Ekipi i kombëtares së Shqipërisë U19 ka ftuar 25 lojtarë për një grumbullim një ditor.
Grumbullimi i lojtarëve do të bëhet nesër (e mërkurë), ndërsa të ftuar janë lojtarë vetëm që aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar.
Njoftimi është dhënë nga Federata Shqiptare, derisa nuk është bërë e ditur fare emrat e lojtarëve në listë.
Lojtarët do të jenë të grumbulluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF-së në Kamëz, nën udhëheqjen e përzgjedhësit të U19, Armando Cungu.