EURO U-20/ DIV B
Shqipëria U20, pa fat në vazhdime
15 July, 2017 @21:30
Një lojë shumë e ngushtë, e barabartë, u zhvillua mes Shqipërisë dhe IRJ Maqedonisë sot në Europianin U20 që po mbahet në Rumani.
Aq e barabartë ishte ndeshja sa nuk pat fitues pas kohës së rregullt, 50-50, derisa në vazhdime maqedonasit u treguan pak më të saktë në tentimet e tyre për ta fituar 12-4 në vazhdime Shqipërinë dhe për të shënuar fitoren e parë në turne, 62-54.
D. Robev ka qenë i jashtëzakonshëm te IRJ Maqedonia, pasi ka bartur barrën kryesore në skuadër, derisa regjistroi double-double prej 25 pikëve dhe 10 kërcimeve në fitore.
Në anën tjetër, te kuqezinjtë Daniel Lekndreaj me double-double 17 pikë e 10 kërcime, pastaj Joan Andoni me 13 pikë e 8 kërcime si dhe Emanuel Shushku me 12 pikë e 2 asistime kanë qenë më të dalluarit, por të pafat në fund.
Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria ka bilanc 1-1 në Grupin C të europianit, ndërsa IRJ Maqedonia 1-0.
Shqipëria dje mposhti Maltën ku morri fitoren e parë.
Ndërsa nesër ka pushim, para se të takohet me Gjeorgjinë, të martën.