Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QËNDRIM DEMI

Shumë mungesa, vendosën!

Shumë mungesa, vendosën!


18 September, 2021 @21:19

Njëri ndër basketbollistët që po mban gjallë lojën e Dritës këtë stinor në Superligë, Qëndrim Demi, në deklaratën e tij pas ndeshjes ka thënë se mungesat e shumta në skuadrën e tyre vendosën për fituesin e ndeshjes.

Duke ditur që Rahoveci është favorit, Drita sipas tij luajti mirë, për aq sa mundi.

“Nëse nuk e shikojmë rezultatin përfundimtar të ndeshjes, kemi pasur paraqitje të mirë. Ariani [Memeti] ka munguar për shkak të vaksinës, ka qenë pak i sëmurë. Na munguan trajnerët. E në fund kur i shikuam statistikat, kërcimi nën kosh kishte vendosur gjithçka,” ka thënë Demi pas ndeshjes.

“Sa i përket Dritës në përgjithësi si ekip, shpresa për të vazhduar kampionatin po na mbanë. Kemi mungesë të financave në klub. Por besoj që me pak koordinim me bizneset e qytetit, komunën, do të bëhemi më të mirë dhe sjellim edhe përforcime nga jashtë,” ka thënë ai.

Drita që erdhi këtë stinor në Superligë, dukshëm shihet si ekipi më i dobët aty dhe ende nuk ka shijuar fitore, në asnjërën garë ku ka marrë pjesë deri tash.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga