KOSOVA U-20 NË EURO U-20
BOROZANI/D.S.
Si përfunduan statistikisht lojtarët e Kosovës në Euro-U20?
20 July, 2015 @13:34
Lojtari i Trepçës, Samir Zekiqi, ka pasur mesatare më të mirë të pikëve të shënuara në Europianin U-20, ku Kosova debutoi me shpresat e saja këtë muaj.
Edhepse rezultati ishte në plan të dytë për shkak të paraqitjes së parë në një garë të tillë pas pranimit në FIBA, statistikat janë gjithmonë tregues i mirë për basketbollistët dhe të ardhmen e tyre.
Kështu, mitrovicasi Zekiqi përfundoi Europianin me mesatare prej 14.3 pikëve të shënuara për ndeshje, 0.9 asistime dhe 3.1 kërcime.
Mirëpo, gjilanasi Arian Memeti ka qenë lojtari më i frytshëm i skuadrës. Memeti që stinorin e fundit luajti për Trepçën, për pak nuk e përfundoi europianin me mesatare double-double. Memeti shënoi 11.4 pikë mesatarisht dhe 9 kërcime për Kosovën në këto ndeshje.
Nga koshashënuesit me pikë dyshifrore si mesatare, janë dalluar vetëm edhe Leonard Mekaj nga Prishtina e Ujkan Karanezi nga Prizreni. Mekaj është lojtar i Sigal Prishtinës, ndërsa Karanezi stinorin e fundit luajti për Vëllaznimin e Gjakovës.
Mekaj ka përfunduar europianin me mesatare prej 13.4 pikëve, 5.9 asistimeve dhe 3.3 kërcimeve, ndërsa Karanezi 11.9 pikë për ndeshje, 0.6 asistime dhe 6.7 kërcime.
Kosova përfundoi në vend të 14-të të Europianit U-20 në Divizionin B në debutim të saj. Pjesëmarrëse këtu ishin 18 përfaqësuese, ndërsa më të dobëta se Kosova kanë qenë vetëm: Austria, Shqipëria, Rumania dhe Molldavia.
Për më shumë shikoni fotografinë e statistikave të përfaqësueses.