TY LAWSON

REUTERS
Do të fluturojë me “raketë”
20 July, 2015 @11:20
Raketa e Houstonit, arriti ta përforcojë pozitën e playmakerit, me Ty Lawson.
Lawson erdhi nga Denver Nuggets, me anë të një shkëmbimi, ku nga Houstoni u larguan lojtarët: Kostas Papanikolau, Pablo Prigioni, Joey Dorsey dhe Nick Johnson. Së bashku me këta lojtarë, Rockets, ia ofroi edhe të drejtën e draftit 2016.
Lawson 27 vjeçar, stinorin e kaluar luajti në 75 ndeshje, ku arriti një mesatare prej 15.2 pikëve dhe 9.6 asistimeve për ndeshje.
Video
Ty Lawson