PARA STINORIT

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Dy ekipe regjistrohen në BIBL
20 July, 2015 @8:48
Dy ekipet malaziase, Teodo dhe Mornar, kanë dorëzuar aplikacionin për regjistrim në Balkan League dhe me këtë ata bëhen ekipet e para që edhe zyrtarisht janë pjesëmarrëse në edicionin e ri të BIBL.
Asnjëra nga këto skuadra nuk kishte arritur kualifikimin për në çerekfinale të BIBL stinorin e shkuar, ndërsa në kampionatin e tyre, të dyja kanë arritur gjysmëfinalen e Play-Offit.
Kosova shpejtë pritet të zyrtarizojë dy ose tre ekipe për pjesëmarrëse këtë stinor në BIBL. Bashkimi dhe Peja janë të interesuara për pjesëmarrje, ndërsa Sigal Prishtina do të merr pjesë vetëm nëse nuk arrin të sigurojë buxhet për një garë më cilësore në FIBA Europe.