PRISHTINË
Sigal Prishtina, me bileta vjetore
27 August, 2013 @14:55
Superliga e Kosovës si dhe Liga Ballkanike, garantojnë së paku 25 e në rast të daljes në Play-Off edhe më shumë ndeshje për adhuruesit e Sigal Pristhinës.
Për këtë arsye, klubi ka nxjerrë në shitje biletat vjetore për adhuruesit e saj, ashtu që në rast të kërkesave të shumta për bileta, ata që i kanë vjetoret - e kanë vendin e sigurtë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Kështu Sigal Prishtina ka nxjerrë tre lloje të biletave VIP me çmim prej 50, 75 dhe 100 euro për stinor.