GËZIM MORINA
Morina jashtë Eurobasketit
25 August, 2013 @10:31
Ëndrra e Gëzim Morinës për të luajtur në Eurobasket ka marrë fund. Basketbollisti 21 vjeçar ka mbetur jashtë listës përfundimtare të zgjedhur nga trajneri Bozidar Maljkovic.
Morina ka qenë njëri ndër 15 basketbollistët kandidatë për ta përfaqësuar Slloveninë në Eurobasket, mirëpo në fund, së bashku me basketbollistët Luka Loparnik dhe Klemen Prepelic mbeti jashtë listës përfundimtare.
Megjithëse Morina nuk do të jetë në Eurobasket, Kosova e ka edhe një rast tjetër për t’u përfaqësuar në këtë garë. Talenti kosovar, Kenan Spahi, është në listën e ngushtë të basketbollistëve turk për Kampionatin Europian dhe së shpejti pritet që përzgjedhësi i Turqisë, Bogdan Tanjevic, të vendos për listën përfundimtare.
Eurobasketi 2013 do të fillojë me 4 shtator, ndërsa nikoqire e këtij kampionati do të jetë Sllovenia.