Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL8: PRIZRENI - PRISHTINA

Sigal Prishtina në finale të Kupës

Sigal Prishtina në finale të Kupës


5 February, 2021 @20:59

Sigal Prishtina është finalistja e dytë e Kupës së Kosovës në basketboll.

Ekipi bardhekaltër e ka mposhtur në gjysmëfinale skuadrën Ponte Prizreni, të cilën e mundi me rezultat të ngushtë 75-79.

Ndeshja ishte me rivalitet të barabartë në përgjithësi ku në pjesë të parë Prizreni kishte dominim të lehtë, derisa në pjesën e dytë më shumë dominoi Prishtina.

Prizreni iu afrua shumë fitores kur ishte vetëm 35 sekonda para fundit, pasi Jeremiah Paige me kosh faull e ngushtoi disavantazhin në -1 pikë, 75-76.

Menjëherë në aksionin e radhës i saktë u tregua Nigel Johnson me dy pikë, ndërsa në kundërpërgjigje Paige mbeti i heshtur me dy dështimet nga vija e gjuajtjeve të lira, që ishte edhe pika thyese e ndeshjes.

Prizreni tentoi ta kthejë rezultatin edhe njëherë duke bërë faull taktik, por në sulm mungoi efikasiteti.

Nigel Johnson ishte koshashënuesi më i mirë te Sigal Prishtina me 24 pikë, aq sa shënoi edhe Arti Hajdari te Ponte Prizreni.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Në finale Sigal Prishtina do të luajë kundër nikoqirit të Kupës së Kosovës, Golden Eagle Yllit, i cili e kishte eliminuar në gjysmëfinale skuadrën e Rahovecit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga