MEDIA

Sigal Prishtina nis me përforcime!
12 June, 2015 @18:30
Vetëm disa orë pasi që zyrtarizuan partnershipin me sponzorin e komunikimeve, Sigal Prishtina, thuhet të ketë arritur marrëveshje me basketbollistin e Kozuvit, Aleksej Nesovic.
Nesovic që është i lindur në Sarajevë të Bosnjes dhe Hercegovinës është një lojtar me përvojë të madhe, derisa ka bërë karrierë në skuadra si AEK në Qipro, pastaj OKK Beograd në Serbi, Olimpija të Sllovenisë si dhe Lirinë e Shkupit.
Ai ka pasur mesatare prej 8.8 pikëve, 2.6 kërcimeve dhe 2.2 asistimeve për ndeshje së fundi me Kozuvin e Gjevgjelisë.
Njoftimin për marrëveshjen me Nesovicin e ka dhënë Eurobasket.com, derisa Sigal Prishtina ende nuk e ka konfirmuar ende këtë.