PËRSËRI BARAZOHET SERIA

Curry-Igoudala, barazojnë serinë
12 June, 2015 @8:50
Dyshja më e dalluar e Golden State Warriors, Stephen Curry dhe Andre Igoudala, shënuan nga 22 pikë secili për të sjellë fitoren që barazoi serinë finale.
Dyshja në fjalë është treguar tejet në formë dhe dukeshte qartë se pse Golden State Warriors përfundoi stinorin e rregullt në vend të parë.
Kjo ka qenë ndeshja më e lehtë e fituar e serisë finale, ku në ndeshjen e katërt fitorja bëhet me mbi 20 pikë diferencë.
Cleveland Cavaliers vazhdon të vuajë nga lëndimet e shumta të lojtarëve kryesorë. LeBron James u ndalë në 20 pikë sot, derisa rusi Timofey Mozgov shënoi numrin maksimal të pikëve për skuadrën e tij, 28.
“Hymë në lojë për ta fituar dhe e arritëm këtë,” ka thënë MVP i stinorit të rregullt pas ndeshjes, duke u cilësuar me bashkëlojtarët e ekipit si California Cool.
Në anën tjetër, ylli i Cavsave, Lebron James ka thënë se ekipi i tij ka qenë katastrofal në sulm. Seria finale është barazuar tash në 2-2, ndërsa ndeshjet tash shkojnë në sistemin 1-1-1 ku së pari luhet në California.
Video
Çastet nga ndeshja e katërt dhe barazimi i serisë