KAMPIONI

Foto: IPKO
Sigal Prishtina vazhdon me sponzorë
12 June, 2015 @14:38
Sigal Prishtina sot në prani të drejtorit Florian Miftari, ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me kompaninë telekomunikuese IPKO.
Kjo kompani është njëra ndër sponzorët kryesorë të Sigal Prishtinës, derisa këta të fundit janë duke shikuar mundësinë që pas triumfit në Balkan League, të marrin pjesë në garat tjera të FIBA Europe.
Sigal Prishtina ka vazhduar për tre vitet e ardhshme kontratën me IPKO-në, derisa shuma e sponzorimit nuk është bërë e ditur.