NGA STINORI I RREGULLT
Sigali më së shumti, Kerasani më së paku
23 April, 2016 @15:49
Sigal Prishtina është skuadra e cila ka shënuar më së shumti pikë në një ndeshje të Superligës.
Bardhekaltërit kanë arritur ta thejnë rekordin e stinorit në xhiron XIX, kur u përballën me Kerasan Prishtinën, duke shënuar plot 142 pikë, ndërsa kundërshtaren e ndalën në 58 pikë.
Kujto ndeshjen Kerasan Prishtina-Sigal Prishtina.
Kjo e fundit mban edhe rekordin e më së paku pikëve të shënuara në një ndeshje.
Kerasan Prishtina ka shënuar vetëm 39 pikë gjatë 40 minutave lojë në ndeshjen kundër Bashkimit në kuadër të xhiros XVIII.
Kujto ndeshjen Bashkimi-Kerasan Prishtina.
Përveç kësaj, epitetin e ndeshjes me më së shumti pikë të shënuara e mban ndeshja ndërmjet Yllit dhe Vëllaznimit (xhiroja XVIII), që kishte përfunduar me hiç më pak se 235 pikë të shënuara, pasi takimi kishte përfunduar me rezultat 137-98 për suharekasit.
Kujto ndeshjen Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi.
Kurse që është karakterizuar me mbrojtjen më të fortë nga të dyja skuadrat për shkak të numrit të vogël të pikëve të shënuara, është ajo ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, që kishte përfunduar me vetëm 122 pikë të shënuara (55-67).
Kujto ndeshjen Bashkimi-Sigal Prishtina.