Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Skuadra e Ligës së Parë zyrtarizon lojtarin e huaj për stinorin e ri

Skuadra e Ligës së Parë zyrtarizon lojtarin e huaj për stinorin e ri


7 May, 2021 @17:59

Megjithëse vetëm pak kohë ka kaluar që ka përfunduar stinori në Ligën e Parë në basketboll dhe skuadrat para vetës kanë kohë për pushim disa mujor, këtë nuk e ka ndërmend ta bëjë edhe skuadra nga Prizreni, Newbasket.

Ekipi prizrenas ka filluar menjëherë organizimin për edicionin e ri, duke zyrtarizuar madje edhe përforcimin më të ri nga ShBA-ja.

Newbasket ka nënshkruar me amerikanin 23-vjeçar, Jamesio Rhine, i cili është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitat 4 dhe 5.

Ai së fundi ka luajtur për skuadrën Tennessee Wesleyan University Bulldogs në ligën NAIA DII, ku ka pasur mesatare prej 7.9 pikëve për ndeshje.

Newbasket është skuadra që menaxhohet nga gjyqtari i dikurshëm, Arben Elshani, ndërsa stinorin që e lëmë pas e përfundoi në pozitën e pestë, duke dështuar të kualifikohet për pak në Play Off.

TABELA E LIGËS SË PARË

Ekipi në fjalë edhe gjatë këtij stinori ka pasur në përbërje lojtarë të huaj.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë