Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPE CUP

Sonte dueli i dytë i grupit

BOROZANI/Erdis Driza

Sonte dueli i dytë i grupit


4 November, 2015 @9:43

Me fillim në ora 19:00, kur Pallati i Rinisë dhe Sporteve pritet të jetë i mbushur me spektatorë, Sigal Prishtina do t’i vihet përballë kundërshtarit të radhës në Grupin K të FIBA Europe Cup, Astanës nga Kazakistani. 

Sigal Prishtina është mposhur në përballjen e parë të grupit të zhvilluar si mysafir në Rumani ndaj Energias, dhe atë thellë. 

Mirëpo, duke besuar në publikun vendas dhe atmosferën në sallë, bardhekaltërit shpresojnë të arrijnë fitoren e parë në këtë garë, ku po debuton si ekip i parë kosovar, prej se vendi ynë u pranua në FIBA. 

Astana ka lojtarë shumë cilësor në skuadër, mirëpo Sigal Prishtina beson në përgatitjen e bërë të saj. Së fundi ka njoftuar edhe për përforcim të radhës, në pozitën qendër. 

Në anën tjetër, ekipi kazak ka shënuar fitore më vështirë sesa që ka menduar ndaj AEK Larnacas në përballjen e parë të grupit dhe mediat e atjeshme komentojnë se duhet shkuar syçelë në Prishtinë. 

Fitorja për Sigal Prishtinën do të thotë shumë sonte, si për shpresa në grup ashtu edhe për këndellje për përballjet tjera.


 
Të gjitha lajmet nga