Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - RAHOVECI

Sonte fillon finalja e madhe në Superligë

Sonte fillon finalja e madhe në Superligë


2 May, 2019 @10:37

Me fillim nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, do të fillojë seria finale e Superligës në basketboll në mes të Prishtinës dhe Rahovecit.

Ky stinor ishte historik edhe për Prishtinën edhe për Rahovecin.

Nënkampioni aktual i Superligës, Prishtina, deri në finale arriti pa humbje, gjë që nuk e kishte bërë asnjë skuadër deri më tani në histori të Superligës.

Një stinor i paharrueshëm do të jetë edhe për Rahovecin. Vreshtarët sivjet ishin në finale të Kupës së Kosovës, ndërsa arritën të kualifikohen edhe në finale të Superligës, që është historike edhe për ta.

Prishtina stinorin e rregullt e përfundoi me bilanc prej 28-0, më pas në gjysmëfinale e mposhti kampionin aktual Bashkmin me rezultat 3-0.

Rahoveci me bilanc prej 18 fitoreve e 10 humbjeve e mbylli stinorin në pozitën e tretë. Në çerekfinale e mposhti Prizrenin me rezultat 2-1 në seri, derisa në gjysmëfinale pa problem e kaloi Yllin me 3-0.

Sonte në ora 19:00 fillon seria finale e Superligës, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet të dielën më 5 maj në ora 17:00 në palestrën e Rahovecit “Mizahir Isma”.

Seria finale luhet në formatin 1-1-1-1-1 ku përparësinë e terrenit vendas e ka Prshtina, pra sistemi vajtje-ardhje.


 
Të gjitha lajmet nga