EUROCHALLENGE

Spahiu e mposhti Kastratin
21 November, 2012 @16:25
Palestra në qytetin Bursa të Turqisë, dje ishte arenë e dyluftimit të dy basketbollistëve nga Kosova. Skuadra turke, Tofas, e Kenan Spahiut u përballë me skuadrën slloven, Krka, të Erjon Kastratit, në kuadër të xhiros së tretë në FIBA EuroChallenge.
Ekipi i Spahiut fitoren e arriti vetëm pas lojës shtesë, pasi që loja e rregullt përfundoi me rezultat 62-62, ndërsa në fund të takimit semafori tregonte rezultatin 82-79 në të mirë të Tofasit.
Erjon Kastrati në këtë ndeshje shënoi 5 pikë dhe 1 asistim, ndërsa Spahiu kontriboi në fitoren e skuadrës së tij duke realizuar 4 pikë, një asistim dhe një kërcim.
Spahiu dhe Kastrati i kanë vetëm nga 17, përkatësisht 18 vjet, dhe llogariten si dy basketbollist nga Kosova me potencial mjaft të lartë për basketbollin europian.