Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA: SPANJA - FRANCA

Spanja e Scariolos kampione! 4 herë në 6 Eurobasketet e fundit

Fotot: fiba.eurobasket

Spanja e Scariolos kampione! 4 herë në 6 Eurobasketet e fundit


18 September, 2022 @22:25

Spanja mund të thuhet që ka marrë dominimin total në basketbollin evropian që prej vitit 1999, prej kur non-stop është në gjysmëfinale të garës.

Ndërsa në gjashtë Eurobasketet e fundit, katër herë është bërë kampione, që është edhe rekord për një përfaqësuese në basketbollin pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë.

Willy Hernangomez

Të drejtuar nga strategu i klasit botëror, italiani Sergio Scariolo, pas duelit të vështirë ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale, Spanja ka kaluar sonte shumë më lehtë në finale, Francën e Vincent Colletit, që e mposhti 88-76 [23-14, 24-23, 19-20, 22-19] për të fituar titullin e katërt në histori të saj.

Lorenzo Brown

Vëllezërit Hernangomez kanë shkëlqyer nën kosh sonte, derisa i vogli Juancho ka kryer finalen me 27 pikë e 5 kërcime, ndërsa i madh Willy ka shënuar 14 pikë e 8 kërcime për të mposhtur trekolorët që kërkonin titullin e dytë (të parin e kishin fituar në Eurobasket 2013).

Lorenzo Brown u bë i vetmi te Spanja, por edhe në finale, që kreu lojën me double-double, duke dhënë 14 pikë e 11 asitime për bashkëlojtarët në fitoren e madhe të shënuar sonte.

Spain vs. France

Te Franca, që ndoqi rezultatin pas cerekut të parë, më efikasi ishte Evan Fournier me 23 pikë të shënuara, prej të cilave 4/8 për tre pikë, ndërsa 16 të tjera shënoi Thomas Heurtel. Heurtel bëri edhe 7 asistime në finale, ndërsa lojtarët e dalluar nën kosh të Francës, u ndalën nga vëllezërit Hernangomez, ku Guerschon Yabusele dha 13, e Rudy Gobert vetëm 6 pikë!

La Roja feston, ndërsa mbrojtjen e titullit kampion të Evropës do ta tentojë në Eurobasketin e radhës, 2025, kur bashkorganizatore janë Letonia, Qiproja, Finlanda dhe Polonia.

Spain

MVP i Eurobasketit 2022 u shpallë Willy Hernangomez, ndërsa TOP 5 lojtarët më të mirë, apo ekipi më i mirë i kampionatit u përbë nga TOP 5 ALL STARS

 


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket