TOP 16 EUROLEAGUE

euroleague
Spanjollët në TOP formë
1 March, 2013 @0:29
Fitorja e tetë e Real Madridit nuk erdhi aq lehtë kundër Brose Basketsit. Arsyeja kryesore, ishte mos kontribuimi i lojtarit me përvojë nga NBA, Rudy Fernandez. Spanjolli Fernandez luajti me nëntë pikë, ku pikët e para i shënoi në fund të çerekut të tretë. Megjithatë, skuadra gjermane Brose Baskets, arriti ta barazojë rezultatin në minutat e fundit.
Por, madrilenët e kishin edhe një sulm në fund dhe heroi i mbrëmjes u bë Dontaye Darper, i cili ia mundësoi fitoren e skuadrës me një tresh, ku përfundoi ndeshja me rezultat 76-73 në favor të Los Blancosëve.
Tek vendasit koshashënuesi më i mirë ishte Jaycee Carroll, i cili luajti me 11 pikë. Kjo ishte fitorja e tetë e Madridit në Grupin E dhe kanë vetëm një humbje.
Barca me vështërsi, por fitoi
Regal Barcelona e mposhti Khimkin me rezultat të ngusht 71-69. Më i miri në ndeshje ishte super ylli Juan Carlos Navarro, i cili luajti me 19 pikë e 4 asistime. Sikurse Real Madridi, edhe Barcelona e regjistroi fitoren e tetë dhe kanë vetëm një humbje në Grupin F.
REZULTATET E TAKIMEVE
Real Madrid - Brose Baskets | 76-73 | ||
Regal Barcelona - Khimki | 71-69 | ||
Caja Laboral - Maccabi Electra | 62-66 | ||
Montepaschi - Fenerbahce Ulker | 87-69 | ||
Besiktas JK - Olympiacos | 60-79 |