FBK

BOROZANI/Erdis Driza
Shorti i Kupës, të hënën
28 February, 2013 @14:22
Federata e Basketbollit të Kosovës në njoftimin e lëshuar sot në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se shorti për Kupën e Kosovës në basketboll do të hidhet të hënën.
Me këtë rast FBK-ja ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha klubeve që marrin pjesë në short të jenë aty.
Shorti do të hidhet në zyret e FBK-së, të hënën në ora 12:00. Shorti do të hidhet në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave. Meshkujt janë në fazën çerekfinale, ndërsa femrat në gjysmëfinale.
BKT SUPERLIGA/ MESHKUJT
1 | Sigkos Bashkimi | Vëllaznimi | GRUPI A | |
2 | Trepça | RTV 21 | GRUPI B | |
3 | Sigal Prishtina | Drita | GRUPI C | |
4 | Peja | Kosova Vushtrri | GRUPI D |
BKT SUPERLIGA/ FEMRAT
1 | Penza | Bashkimi | GRUPI A | |
2 | Sigal Prishtina | Trepça | GRUPI B |