ALL STAR 2016

Spektakli fillon sonte
12 February, 2016 @15:18
Vikendi i shumëpritur në NBA, All Star, do të filloj sonte në ora 1 pas mesnate.
All Stari i sivjetëm, për herë të parë do të luhet jashtë Amerikës, në Toronto të Kanadasë.
Show i basketbollit, do të zgjat deri më 14 shkurt.
Programi i All Starit 2016 :
12 shkurt
All Stari 2016, do të nis në ora 1 pas mesnate, me ndeshjen e personave të famshëm, trajnerët e këtyre ekipeve do të jenë, reperi kanadez Drake, ish ylli kanadez Steve Nash dhe komediani amerikan Kevin Hart.
Ndërsa në parket do të jenë yje si: Tracy McGrady, Milos Raonic, Rick Fox, Jason Sudekis, Nick Cannon, Chauncey Billups, Muggsy Bogues, Elena Delle Donne.
Më pas, në orën 3, do të luhet ndeshja Amerika kundër Botës, këtu pjesëmarrës janë lojtarët që janë nga Amerika dhe përreth botës.
Skuadra e Amerikës do të përbëhet nga: Jordan Clarkson, D’Angelo Russell (Los Angeles Lakers), Rodney Hood (Utah Jazz), Zach LaVine, Karl-Anthony Towns (Minnesota Timberwolves), Nerlens Noel, Jahlil Okafor (Philadelphia 76ers), Jabari Parker (Milwaukee Bucks), Elfrid Payton (Orlando Magic) dhe Marcus Smart (Boston Celtics).
Skuadra e Botës do të përbëhet nga: Bojan Bogdanovic (Brooklyn Nets), Clint Capela (Houston Rockets), Mario Hezonja (Orlando Magic), Nikola Jokic, Emmanuel Mudiay (Denver Nuggets), Raul Neto, Trey Lyles (Utah Jazz), Kristaps Porzingis (New York Knicks), Dwight Powell (Dallas Mavericks) dhe Andrew Wiggins (Minnesota Timberwolves).
13 shkurt
Nata më atraktive e All Starit, zakonisht bëhet të shtunën.
Show i të shtunës, do të filloj nga ora 2:30, në fillim me garën për shkathtësi, derisa lojtarët që do të marrin pjesë janë: Patrick Beverley (Houston Rockets) , DeMarcus Cousins (Sacramento Kings), Draymond Green (Golden State Warriors), Anthony Davis (New Orleans Pelicans), C.J. McCollum (Portland Trail Blazers), Karl-Anthony Towns (Minnesota Timberwolves), Isaiah Thomas (Boston Celtics) dhe Jordan Clarkson (Los Angeles Lakers).
Më pas, snajperistët do të dalin në skenë, për të shënuar sa më shumë nga vija e treshit: Stephen Curry (Golden State Warriors), Klay Thompson, (Golden State Warriros) James Harden (Houston Rockets), Khris Middleton (Milwaukee Bucks), Kyle Lowry (Toronto Raptors), J.J. Redick (Los Angeles Clippers), Chris Bosh (Miami Heat) dhe Devin Booker (Phoenix Suns).
Ndërsa qershia mbi tortë, po konsiderohet gara për ngulitje, ku do të luftojnë 4 lojtarë për ta fituar epitetin e më të mirit : Zach Lavine ( Minnesota Timberwolves, kampioni aktual), Aaron Gordon ( Orlando Magic), Andre Drummond ( Detroit Pistons) dhe Will Barton ( Denver Nuggets).
14 shkurt
Showi i All Starit 2016, do të mbyllet me 14 shkurt në ora 2:30, me ndeshjen e skuadrave Lindje e Perëndim.
Do të jetë ndeshja e 65-të, derisa ekipet që do ta dhurojnë spektakël u formuan kështu :
Lindja: Trajner Tyronn Lue (Cleveland Cavaliers), lojtarët : Carmelo Anthony (New York Knicks), Paul George (Indiana Pacers), LeBron James (Cleveland Cavaliers), Kyle Lowry (Toronto Raptors) dhe Dwyane Wade (Miami Heat) do të jenë në pesëshen startuese, derisa rezervistët : Pau Gasol (Chicago Bulls), John Wall (Washington Wizards), Andre Drummond (Detroit Pistons), Chris Bosh (Miami Heat), DeMar DeRozan (Toronto Raptors), Paul Millsap (Atlanta Hawks) dhe Isaiah Thomas (Boston Celtics).
Perëndimi: Trajner Gregg Popovich (San Antonio Spurs) , lojtarët : Kobe Bryant (Los Angeles Lakers), Stephen Curry (Golden State Warriors), Kevin Durant, Russell Westbrook (Oklahoma City Thunder) dhe Kawhi Leonard (San Antonio Spurs) do të jenë në pesëshen startuese, derisa rezervistët: Draymond Green, Klay Thompson (Golden State Warriors), Chris Paul (Los Angeles Clippers), James Harden (Houston Rockets), DeMarcus Cousins (Sacramento Kings), LaMarcus Aldridge (San Antonio Spurs) dhe Anthony Davis (New Orleans Pelicans).