NBA

REUTERS/Lucy Nicholson
Spursat në fund
14 November, 2012 @12:05
Los Angeles Lakers pas shkarkimit të trajnerit Mike Brown, është duke treguar një lojë pozitive. Këtë e bënë edhe kundër San Antonio Spursit, ku pjesën e parë e përfunduan me rezultat 43-38.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, loja ishte e barabartë deri në sekondat e fundit, por lojtari i mysafirëve Danny Green, 9 sekonda para përfundimit të ndeshjes, shënoi nga vija e 3-shit, ku ia mundësoi Spursave një frymëmarrje të lehtë, që me pikët e tij kaloi në epërsi 84-82.
Megjithatë, Lakersat e kishin mundësinë për ta barazuar, por edhe për të kaluar në epërsi, mirëpo nuk arritën ta gjejnë gjakëftohtin Kobe Bryant, i cili ka shumë përvojë që t’i luaj këto sekonda dhe topi ishte në duart e qendrës Pau Gasol.
Ai tentoi të shënoi nga vija e treshit por nuk arriti të realizojë, e ndeshja përfundoi me rezultat 84-82 në favor të San Antonio-së.
Më të mirët tek Spursat ishin dyshja fantastike, Tony Parker me 19 pikë dhe Tim Duncan me 18, ndërsa në anën tjetër nuk mjaftuan 28 pikët e Kobe Bryantit.
Kjo ishte humbja e 5-të e skuadrës hollywoodiane krahas 3 fitoreve, ndërsa San Antonio ka bilanc tepër të mirë prej 7 fitoreve dhe kanë vetë 1 humbje.
Rezultatet e takimeve:
Sacramento - Portland 86-103 Brooklyn - Cleveland 114-101 Indiana - Toronto 72-74 Lakers - San Antonio 82-84 Orlando - New York 89-99 Charlotte - Washington 92-76