Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BULETINI STATISTIKOR

Statistikat, Drilon Hajrizi performuesi më i mirë dhe rekordi i serisë finale

Drilon Hajrizi duke shprehur emocionet pas pikëve të shënuara/ Foto: FBK

Statistikat, Drilon Hajrizi performuesi më i mirë dhe rekordi i serisë finale


11 May, 2023 @23:24

Basketbollisti 32-vjeçar i Trepçës dhe i reprezentacionit të Kosovës, Drilon Hajrizi, është bërë lojtari i parë kosovar që ka arritur të jetë lojtari më i mirë i ndeshjes sipas statistikave në një ndeshje të serisë finale të Playoffit të Superligës, Trepça-Peja.

Hajrizi sonte ka qenë yll i padiskutueshëm i skuadrës, duke mbajtur në supe ekipin edhe pse në tre çerekët e parë lëngonte për më shumë. Por, pikërisht pikët dhe angazhimi madhor i tij ka bërë që Trepça ta ketë më lehtë rikthimin në çerekun e fundit të ndeshjes dhe të fitojë duelin e tretë të serisë finale, ashtu që ekipi i tij të merr epërsinë 2-1 në seri.

Hajrizi, më i fauluari në një ndeshje të serisë dhe indeksi rekord

Dymbëdhjetëshja e xehetarëve luajti me 28 pikë, 2 asistime, 7 kërcime në fitore, ndërsa kishte edhe një bllokadë dhe një top të rrëmbyer. Ndaj tij u shkaktuan 12 faule nga kundërshtari, me të cilin ai mori epitetin e lojtarit më të fauluar në një ndeshje të serisë finale.

Driloni luajti me saktësi të madhe në gjaujtjet e lira, 12/14, shutoi pak por saktë për tre, 2/2 ndërsa kishte saktësi prej 70% të shutit nga loja. Për këtë, atij në indeks të performancës së ndeshjes së tretë të serisë finale, indeksi i vlefshmërisë i shkoi në 33 - që është deri tash rekord i serisë finale të Playoffit!

Waldow, i pari nga ekipi humbës në TOP-3

Pas Drilon Hajrizit në këtë ndeshje, në pozitën e dytë statistikisht u rendit Mikaile Tmusic, që kapi kuotën e performancës së përgjithshme, 30, kurse i treti u rendit Brad Waldow i Pejës me 23, duke u bërë lojtari i parë i një ekipi humbës në seri që arrin të renditet në TOP-3 të indeksit të performancës në ndeshje të serisë finale.

STATISTIKAT, TOP-3 PERFORMANCAT:

1. Drilon HAJRIZI index—33,
2. Mikaike TMUSIC index—30,
3. Brad WALDOW index—23.

Buletini statistikor TOP-3 i ndeshjes së parë finale
Buletini statistikor TOP-3 i ndeshjes së dytë finale


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga