Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Stephen Maxwell zyrtarizohet si lojtar i ri i KB Peja

Stephen Maxwell zyrtarizohet si lojtar i ri i KB Peja


20 September, 2021 @16:06

Basketbollist i ri te KB Peja është amerikani Stephen Maxwell. Verdhezinjtë kanë zyrtarizuar pak më parë lojtarin, që do të ndihmojë skuadrën me përvojën e tij nga ligat e Kanadës, Finlandës e Portugalisë. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e ligës së dytë në Spanjë.

Maxwell së fundi në Spanjë te ekipi i tij Afanion Almansa ka luajtur 11 ndeshje ku ka pasur mesatarisht 19.5 minuta për ndeshje.

Steph Maxwell

Aty ai ka performuar me 11.5 pikë për lojë, 0.5 asistime dhe 4.8 kërcime. Max luan si alo e alo-qendër, ndërsa është 201 centimetra i gjatë.

Përndryshe Peja ka startuar shumë mirë stinorin në Superligë, ku ka fituar dy derbi për të pasur bilans 2-0 pas dy xhirosh. “Shqiponjat” do të garojnë edhe në dy liga tjera pos Superligës, në Ligën Unike dhe BIBL.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike