NË KRYEQYTET

Stërvitje në derbin lokal
2 April, 2016 @17:38
Pa kurrëfarë problemi kampionja e Kosovës dhe e ligës ballkanike, Sigal Prishtina, ka mposhtur rivalin lokal Kerasanin sot në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Sigal Prishtina ka mposhtur të rinjtë e Kerasanit me mbi 50 pikë dallim, ndërsa trajneri Antonis Constantinides i ka dhënë mundësinë lojtarëve të rinj në skuadër që të kaliten në Superligë, ku është dalluar Rinor Peci por edhe Mërgim Jakupi.
Peci në 25 minutat që i kaloi në parket shënoi 17 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime, ndërsa Jakupi në 16 minutat e tij shënoi 3 pikë dhe realizoi një asistim.
Sidoqoftë, më efikasi ka qenë Gazmend Sinani me 20 pikë të shënuara dhe 7 kërcime të realizuara për 24 minuta lojë, ku Sigali fitoi 112-60.
Te Kerasani si zakonisht u dallua Ardit Beqiri me 16 pikë e 6 kërcime, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Granit Gashi e Dardan Kapiti, nga 10 secili.
Statistikat ekipore
Sigal Prishtina | Kerasan Prishtina | ||
Çereku i parë | 36 | 12 | |
Çereku i dytë | 17 | 20 | |
Çereku i tretë | 20 | 12 | |
Çereku i katërt | 38 | 16 | |
Kërcime | 39 | 32 | |
Asistime | 30 | 13 | |
Bllokada | 3 | 0 | |
Topa të vjedhur | 14 | 3 | |
Topa të humbur | 6 | 21 | |
Tentime për tre pikë | 7/23 | 7/22 | |
Tentime nga loja | 46/78 | 23/63 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 12/19 | 7/10 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Gazmend Sinani | 20 pikë | 7 kërcime | 2 topa të vjedhura |
2 | Rinor Peci | 16 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
3 | Andrew Warren | 16 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
4 | Jason Washburn | 15 pikë | 8 kërcime | 3 topa të vjedhura |
5 | Edmon Azemi | 14 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
6 | Thomas Massamba | 13 pikë | 10 asistime | 4 kërcime |
7 | Gerti Shima | 12 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
8 | Mergim Jakupi | 3 pikë | 1 asistim | - |
9 | Willie Kemp | 2 pikë | 1 asistim | 1 top të vjedhur |
Statistikat individuale te Kerasan Prishtina
1 | Ardit Beqiri | 16 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
2 | Genc Gashi | 10 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
3 | Dardan Kapiti | 10 pikë | 4 kërcime | - |
4 | Muhamedali Janjeva | 7 pikë | 4 kërcime | - |
5 | Kreshnik Muçolli | 4 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Kujtim Sadiku | 4 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
7 | Ermir Gashi | 4 pikë | 3 kërcime | - |
8 | Etnik Peci | 3 pikë | - | - |
9 | Dion Haxhosaj | 2 pikë | 1 asistim | - |
10 | Korab Muhadri | 0 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
11 | Rinor Ahmeti | 0 pikë | 3 kërcime | - |