#11

nba.com
LeBroni kalon edhe një legjendë
2 April, 2016 @11:06
Super ylli i Clevelandit, LeBron James, po vazhdon me ngritjen në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së.
Jamesi, ditë më parë e kaloi Dominique Wilkinsin, derisa dje në ndeshjen kundër Atlanta Hawksit, duke i shënuar 29 pikë, arriti ta kalojë edhe Oscar Robertsonin, për t’u vendosur në pozitën e 11 në këtë list.
King Jamesi, në total i shënoi 26,718 pikë deri më tani, ndërsa përpara e ka një legjendë tjetër, Hakeem Olajuwon dhe i nevojitet edhe 228 pikë që pritet të arrijë deri në fund të stinorit.
Lista e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA
1 | Kareem Abdul-Jabbar | 38,387 pikë | ||
2 | Karl Malone | 36,928 pikë | ||
3 | Kobe Bryant | 33,464 pikë | ||
4 | Michael Jordan | 32,292 pikë | ||
5 | Wilt Chamberlain | 31,419 pikë | ||
6 | Dirk Nowitzki | 29,395 pikë | ||
7 | Shaquille O'Neal | 28,596 pikë | ||
8 | Moses Malone | 27,409 pikë | ||
9 | Elvin Hayes | 27,313 pikë | ||
10 | Hakeem Olajuwon | 26,946 pikë | ||
11 | LeBron James | 26,718 pikë | ||
12 | Oscar Robertson | 26,710 pikë |