BASHKIMI PRET FITORE
Stërvitje para Mornarit
6 February, 2016 @7:27
Bashkimi pret ekipin më të dobët që e ka pasur Superliga e Kosovës në basketboll, që nga koha kur ka luajtur KB Mitrovica.
Kerasan Prishtina nuk ka shënuar asnjë fitore dhe po duket se është e kënaqur me këtë ritëm ndeshjesh duke mos tentuar më shumë, që të luftojë për mbijetesë.
Bashkimi në anën tjetër do të dalë në ndeshje fizikisht, por me mendje do të jetë te Mornari, me të cilët luan pas tre ditësh, ku edhe pritet t’i caktohet fati për gjysmëfinale pasi që do të orientohet qartësisht sfida këtë mesjavë.
Duke e parë formën e mirë të Marcel Jones, së fundi edhe Tay Wallerit, ajo që propozohet është se në kombinim me Granit Rugovën dhe disa të tjerë në ekip - mund të shihen poteza të bukur nga ekipi sonte, në këtë ndeshje të lehtë.
Drejtësinë në ndeshje do ta ndajnë: Atdhe Goçaj, Burim Berisha dhe Elion Obërtnica.