Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Super asist nga Bytyqi në barazimin me Hadërgjonajn (Video)

Super asist nga Bytyqi në barazimin me Hadërgjonajn (Video)


15 March, 2021 @19:24

I mjaftoi inkuadrimi në pjesën e dytë për të qenë protagonist në rezultatin e ndeshjes. Mesfushori kosovar i Konyasporit, Zymer Bytyqi, bëri një asist të bukur për golin e shënuar me kokë në minutën e parë të kohës shtesë nga sulmuesi Artem Kravets, në ndeshjen përballë skuadrës së Florent Hadërgjonajt, Kasimpasa.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, pasi në ekipi i Hadërgjonajt e barazoi rezultatin në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Te Konyaspori titullar ishte Sokol Cikalleshi, i cili u zëvendësua në minutën 87’ nga golashënuesi Kravets, asistuesi i golit Bytyqi, u inkuadrua në lojë nga minuta 62’.

Në anën tjetër, te Kasimpasa Hadërgjonaj luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa nga minuta 70’ u inkuadrua edhe Loret Sadiku.


 
Të gjitha lajmet nga