RAHOVECI - PRISHTINA

FOTO / Rahoveci
Super Isaiah Traylor, Rahoveci fiton ndaj Prishtinës
5 November, 2020 @20:52
Humbja e dytë për Prishtinën nga tri ndeshjet e para të këtij sezoni.
Sot skuadra e drejtuar nga Andin Rashica u mposht nga Rahoveci me rezultat 83-62, rezultat që tregon fitoren plotësisht të merituar të Rahovecit.
Paraqitja fantastike e Isaiah Traylor (19 pikë) në pjesë të parë, bëri që Rahoveci në pushim me dy pjesëve të shkojë me epërsi 9 pikëshe, 42-31.
Prishtina ishte pak më e mirë në çerekun e tretë (13-16), për ta ngushtuar pak disavantazhin, mirëpo Rahoveci në çerekun e fundit nuk lejoi përmbysje dhe arriti ta mbyllë ndeshjen me fitore.
Isaiah Traylor ishte bindshëm lojtari më i mirë në parket sonte. Ai ndeshjen e mbylli me 30 pikë, 3 kërcime e 4 asistime, ndërkohë që u ndihmua edhe nga Marvin Jones (16 pikë, 5 kërcime, 1 asistim) e Amadi Ikpeze (14 pikë, 24 kërcime, 1 asistim).
Te Prishtina tërësisht vendore sonte u veçuan Altin Morina (15 pikë, 11 kërcime, 3 asistime), Fisnik Rugova (14 pikë, 4 kërcime, 2 asistime) dhe Arian Qallaku (10 pikë, 4 kërcime, 2 asistime).
Xhiron e ardhshme, Rahoveci e pret Prizrenin, kurse Prishtina Yllin.
MANCHESTER CITY 2-0 ASTON VILLA

Foto: premierleague.com
20 January, 2021 @21:01
Manchester City ka marrë kreun e Premier Ligës me fitore 2-0 ndaj Aston Villës sot në Etihad. Super-goli i Bernardo…
VIDEO HIGHLIGHTS

20 January, 2021 @20:39
Peja e mposhti Rahovecin me rezultat 90-85. Skuadra e Pejës ka bilanc prej 11 fitoreve e 5 humbje, kurse Rahoveci…
PAS DERBIT
20 January, 2021 @20:39
Trajneri i Rahovecit, Bujar Loci, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes derbi, ku ekipi i tij u mposht në…
VIDEO HIGHLIGHTS

20 January, 2021 @20:33
Ponte Prizreni triumfoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 92-112. Më poshtë mund ta shikoni përmbledhjen e ndeshjes Vëllaznimi-PontePrizreni.
PAS DERBIT

Foto: KBPeja/Korniza
20 January, 2021 @20:20
Trajneri i ri i Pejës, Jordancho Davitkov, ka vazhduar me fitore me ekipin e tij. Pasi që mposhti Prishtinën, tash…