Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA e PARË

Super ndeshje, bileta e fundit për Play Off caktohet në fund

Super ndeshje, bileta e fundit për Play Off caktohet në fund


1 April, 2022 @22:36

Një super ndeshje u zhvillua në mes të Vushtrrisë dhe Marigona Hill Prishtinës, në kuadër të Ligës së Parë.

Vushtrria duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 79-76, arriti Play Offin në Ligën e Parë.

Heroi i ndeshjesh për Vushtrrinë ishte Paraart Zeqiri. Zeqiri së pari e barazoi rezultatin në 76-76, e më pas 32 sekonda para përfundimit shënoi edhe një herë dhe Vushtrria kaloi në epërsi.

MH Prishtina e kishte rastin për të kaluar në epërsi por dështuan nga vija e treshit derisa u faulua Blendi Mehana, i cili shënoi njërën nga dy gjuajtjet e lira për rezultatin final.

Albion Imeri me 21 pikë e 10 kërcime ishte më i miri te Vushtrria, kurse u dalluan edhe Blendi Mehana me 18 pikë e 19 kërcime dhe Engjëll Rama me 18 pikë të tjera.

Te MH Prishtina u veçuan Eliot Peci me 22 pikë, Donat Rexhepi me 20 pikë e 10 kërcime dhe Genc Zeqiri me 17 pikë.

TABELA PËRFUNDIMTARE

Vushtrria me 11 fitore e 7 humbje u vendos në pozitën e katërt, kurse me bilanc të njëjtë Istogu mbeti jashtë Play Offit.

MH Prishtina ka bilanc prej 5 fitoreve e 13 humbje dhe gjendet në pozitën e tetë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë