SUPER SERIA E YLLIT VAZHDON - FITORJA E 11 RADHAZI

Super seria e Yllit vazhdon me fitore në derbi
8 January, 2023 @18:55
Ylli ka shënuar fitore të madhe në Karagac të Pejës sonte, duke e mposhtur ekipin e Pejës, për të regjistruar serinë më të mirë të fitoreve dhe për të vazhduar pamposhtshmërinë në Superligë pas fillimit me bilanc 0-4.
Pas kësaj, Ylli ka rreshtuar fitoret dhe nuk ka njohur kundërshtar, duke regjistruar me sonte, fitoren e 11 të stinorit radhazi.
Peja është mposhtur nga Ylli 75-84 [9-19, 19-23, 19-23, 28-19] ndërsa te suharekasit e drejtuar nga strategu Aziz Beciragic, Rashun Davis ka shënuar 24 pikë, 7 asistime e 3 kërcime në fitore.
12 të tjera i ka dhënë Chris Harris, që bëri edhe 8 kërcime e 1 asistim në proces. Me lojë të mirë u dallua edhe Demetris Morant që dha 14 pikë!
Pejanët në anën tjetër, te të cilët debutoi Ivan Koljevic, Isaiah Umipig ka qenë më efikasi me 21 pikë, duke shutuar 5/8 për tri pikë. Samir Zekiqi ndaj ish-ekipit të tij shënoi 16 pikë, por pamjaftueshëm për të bërë dallimin.
Pas kësaj ndeshjeje Peja bëhet me bilanc 12-4, ndërsa Ylli me 11-4!