Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERDERBI SONTE

Superderbi i fundit i stinorit të rregullt

Çast nga finalja e Kupës së Kosovës/ BOROZANI/ D.S.

Superderbi i fundit i stinorit të rregullt


27 March, 2016 @12:41

Dyshja më e fuqishme e basketbollit vendor në vitet e fundit takohen për herë të fundit në kuadër të ndeshjeve të stinorit të rregullt, sonte në “Karagaç” të Pejës, me fillim në ora 19e30.

Transmetimi i ndeshjes është paralajmëruar nga RTV21 Plus, ndërsa përkundër se Peja ka avantazh në klasifikim dhe me humbje nuk do të humb vendin e parë në tabelë, derbi mbetet derbi.

Te Peja përveç Drilon Hajrizit që nuk paraqitet pas mosmarrëveshjeve me klubin, nuk janë as Nicholas Covington dhe Teo Simovic, pëforcime të dimrit që nuk kënaqën drejtuesit e klubit. Ndërsa Nenad Delic është i lënduar.

Te Sigal Prishtina mungesa nuk ka. Ndërsa ekipi është në formë jetësore pasi që ka 23 fitore në 23 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, tre prej të cilave edhe ndaj Pejës.

Alban Veseli i Pejës, ka thënë se përkundër se nuk ndërron asgjë në tabelë, ndeshja do të ketë vlerën e saj si derbi.

Ndërsa trajneri i Prishtinës ka thënë se ndeshja do të jep përparësi psikike te lojtarët për ndeshjet e Play-Offit.

Në Superligë, Peja ka epërsi ndaj Prishtinës me rezultat të përgjithshëm 2-1 nga tre takimet e zhvilluara deri tash.

Ndërsa në të gjitha takimet e këtij stinori rezultati i përgjithshëm nga duelet mes skuadrave më të forta kosovare është Peja 3-4 Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga