SUPERKUPA E KOSOVËS
Superkupa e Kosovës, zgjedhet qyteti mikpritës
23 August, 2024 @10:40
Superkupa e Kosovës në basketboll do të mbahet në Prizren.
Ky vendim është bërë i ditur sot nga FBK-ja, derisa gara në fjalë do të zhvillohet mes datave 7-11 Shtator 2024 në palestrën “Sezai Surroi”.
Garuese do të jenë tetë skuadrat e Superligës dhe gara do të fillojë në formë të çerekfinaleve nga data 7, për të shkuar pastaj te finalja që luhet më datën 11.
Vitin e kaluar këtë trofe e kishte fituar skuadra e Trepçës, që në finale fitonte ndaj Pejës.