Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA MBARËKOMBËTARE

Superkupa Mbarëkombëtare e femrave: 26-27 tetor në Prizren

Superkupa Mbarëkombëtare e femrave: 26-27 tetor në Prizren


11 October, 2022 @12:39

Liga Unike ka njoftuar se, Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave do të mbahet në Prizren, në bashkëpunim me KBF Bashkimin.

Në këtë garë do të marrin pjesë kampionët dhe fituesit e Kupave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Turneu do të organizohet më 26-27 tetor në “Sezai Surroi” të Prizrenit, ndërsa do të marrin pjesë Bashkimi i Prizrenit, Penzës e Pejës, Flamurtari i Vlorës dhe Partizani i Tiranës.

Në sfidën e parë do të përballen Flamurtari-Partizani, kurse në atë të dytë Penza-Bashkimi.

Në edicionin e kaluar kishte triumfuar Penza, turne që ishte zhvilluar në Vlorë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike