KRIZA
Superliga me gjashtë skuadra!
3 November, 2013 @12:39
Kriza financiare i ka kapluar skuadrat e Superligës. Njëra prej skuadrave me startin më të mirë në këtë stinor, Drita, dhe skuadra debutuese, Besa, mund të mos vazhdojnë garat në Superligë.
Madje, skuadra e Besës tërhiqjen e ka bërë në mënyrë zyrtare duke dërguar një shkresë në drejtim të FBK-së.
Si pasojë e problemeve financiare, në fillim të stinorit ishte tërhiqur nga garat e Superligës edhe skuadra gjakovare, Vëllaznimi, e cila ia la vendin Kastriotit nga Ferizaji.