EAST
Derbi i Brooklynit
2 November, 2013 @10:55
Me transferimet senzacionale, në fillim të stinorit, si Paul Pierce e Kevin Garnett, Brooklyn Nets, u bë kandidat për titull.
Skuadra në krye me ish basketbollistin legjendar Jason Kidd, regjistroi fitoren e parë, në një ndeshje shumë të rëndësishme. Nets e mposhti Miami Heatin me rezultat të ngushtë 101-100.
Paul Pierce dhe Joe Johnson, shënuan nga 19 pikë secili, ku luajtën rol të rëndësishëm në fitoren e parë të Brooklynit.
Te Miami, performanca fenomenale e Lebron Jamesit, i cili luajti me 26 pikë 7 kërcime e 6 asistime, kësaj radhe nuk dha fryt në fund.
Brooklyn Nets, me këtë fitore, arriti ta thyej akullin, ngase në 13-të ndeshjet e fundit pësonin humbje nga Miami Heat.
Video
Bllokada e Paul Pierce ndaj Lebron Jamesit