TË VETMIT PA HUMBJE
Fenerbahçe shkatërron CSKA-në
1 November, 2013 @0:34
Shkëlqimi i Fenerbahçes vazhdoi edhe në ndeshjen e tretë të Euroleague-së. Në krye me trajnerin më të suksesshëm të Europës, Zeljko Obradoviç, skuadra turke është duke dominuar në Grupin A të garës më të fortë europiane të basketbollit.
Javën e kaluar e mposhtën Barcelonën favorite, ndërsa për t’i treguar të gjithëve se fitorja nuk ishte e rastësishme, ata e deklasuan një tjetër skuadër të fortë mbrëmë, CSKA Moskën, duke i mposhtur me rezultat 86-60.
Që nga fillimi i ndeshjes, kanarinat ishin në epërsi, ku e regjistruan fitoren e tretë me radhë në Grupin A.
Kroati Bojan Bogdanovic, luajti me 23 pikë, ku u ndihmua edhe nga Bo McCalebb, që shënoi 14 pikë e 5 asistime.
Kosovari Kenan Sipahi, luajti gati 15 minuta, shënoi 5 pikë, 2 kërcime e 2 asistime dhe tregoi lojë shumë të bukur në parket.
Video
Fenerbahce - CSKA Moska
GRUPI A
1 | Fenerbahçe Ulker | 3 F | 0 H | |
2 | CSKA Moscow | 2 F | 1 H | |
3 | Partizan | 1 F | 2 H | |
4 | Barcelona | 1 F | 2 H | |
5 | Budivelnik Kiev | 1 F | 2 H | |
6 | Nanterre | 1 F | 2 H |