KARAGAÇ
Dëshira e madhe mposht Pejën
31 October, 2013 @20:58
Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja, nuk ka arritur të shënojë fitore sonte në Karagaç ndaj Levskit.
Kështu, verdhezinjtë kanë mbetur ekipi i vetëm pa fitore pas tre xhirove në Balkan League, përkundër se i kanë zhvilluar vetëm dy lojë deri më tani.
Bullgarët Dimitar Angelov dhe Nikolay Varbanov bashkë me serbin Djordje Micic kanë bombarduar koshin pejan në momentet vendimtare, atëherë kur Peja afrohej më së shumti.
Angelov shënoi 20 pikë, Varbanov 19, duke qenë 100% i saktë nga gjuajtjet nga loja, kurse serbi Micic shtoi 18 pikë të tjera prej të cilave katër treshe.
Në anën tjetër dritat e vetme në ekipin pejan sonte ka qenë Fred House dhe George Oduwufa të cilët kontribuuan me 17, përkatëisht 13 pikë.
Vlen të theksohet se Samir Shaptahovic ka dështuar me gjuajtjet e tij sonte duke tentuar 6 herë e duke mos shënuar asnjëherë për treshe, si dhe ka regjistruar numrin më të madh të topave të humbur në ekipin e tij, 4. E Peja asnjëherë në ndeshje nuk ka arritur që të dalë në epërsi, përkundër se në dy prej tre barazimeve të rezultatit pati topin dhe rastin.
Sidoqoftë, kjo ka qenë përvoja e parë e Pejës në Karagaç dhe euforia ndoshta ka mbisunduar krahas dëshirës së madhe - që kanë dalë të jenë vrasëse për ata.
Levski ka regjistruar fitoren e parë në Balkan League sonte, derisa ka dy humbje tjera, e Peja duhet të kërkojë fitoren tani në Kumanovë ku do të udhëtojë në ndeshjen e radhës të Balkan League.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
Peja | Levski | ||
Çereku i parë | 19 | 23 | |
Çereku i dytë | 14 | 19 | |
Çereku i tretë | 26 | 17 | |
Çereku i katërt | 19 | 27 | |
Kërcime | 26 | 24 | |
Asistime | 12 | 16 | |
Topa të vjedhur | 11 | 6 | |
Topa të humbur | 12 | 17 | |
Bllokada | 3 | 1 | |
Tentime për dy pikë | 29/66 | 29/46 | |
Tentime për tre pikë | 5/26 | 8/15 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 15/20 | 20/28 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Frederick House | 17 pikë | 5 kërcime | 1 top i vjedhur |
2 | George Oduwufa | 13 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
3 | Vedran Morovic | 12 pikë | 4 asistime | 2 topa të vjedhura |
4 | Samir Shaptahovic | 10 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
5 | Gerti Shima | 10 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
6 | Mirza Ahmetbasic | 8 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Rron Grapci | 3 pikë | ||
8 | Drilon Hajrizi | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
9 | Valdet Grapci | 2 pikë | ||
10 | Ersid Ljuca | 1 pikë | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Levski
1 | Dimitar Angelov | 20 pikë | 5 kërcime | 3 topa të vjedhura |
2 | Nikolai Varbanov | 19 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
3 | Djordje Micic | 18 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
4 | Hristo Zahariev | 10 pikë | 4 asistime | 4 kërcime |
5 | Stefan Georgiev | 6 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
6 | Lionel Chalmers | 6 pikë | 4 asistime | 1 top i vjedhur |
7 | Pavel Ivanov | 4 pikë | 2 kërcime | |
8 | Aleks Simeonov | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |