Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Fuqia e kampiones

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Fuqia e kampiones


31 October, 2013 @9:26

Karagaçi sonte do të tregojë pamjen e vërtetë para kundërshtarëve ndërkombëtar. Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja, do të debutojë si vendase ndaj ekipit bullgar Levski të Sofjes në Balkan League. 

Kampionja e Kosovës, e cila u mposht në ndeshjen e parë si mysafir në Gjevgjeli të Maqedonisë nga Kozuvi, sonte duhet të tregojë edhe fuqinë e saj prej kampioneje ashtu që të regjistrojë fitoren e parë në BIBL. 

Kundërshtari bullgar, gjithashtu ende nuk ka shënuar fitore as pas dy ndeshjeve dhe të dyja skuadrat do të luftojnë për të regjistruar fitoren e parë në BIBL. 

Peja pushoi në xhiron e dytë të BIBL, ndërsa pas ndeshjes me Levskin sonte, do të jetë mysafire e Kumanovës në xhiron tjetër. 

Pejanët të udhëhequr nga Danijel Lutz janë përgatitur mirë për këtë ndeshje, derisa disa lojtarë si Drilon Hajrizi e Gerti Shima janë pushuar në fundjavë në ndeshjen e Superligës ashtu që të koncentrohen edhe më për ndeshjen ndaj bullgarëve. 

Fred House dhe Vedran Morovic të cilët janë dyshja thelbësore e ekipit verdhë-e-zi, duhet të tregojnë përvojën e tyre së paku sonte, derisa publiku pejan përkrahjen më të bukur që mund ta bëj, ashtu që FIBA të kuptojë fuqinë e dashurisë sonë ndaj basketbollit. 

Tabela aktuale dhe rezultatet e kësaj xhiroje.



BALKAN LEAGUE, Sonte:

19:00 Karagaç; Pejë Peja-Levski Gjyqtarë: Ognjen Jokic (MZ), Dragan Kralj (BeH) dhe Ivan Milicevic (BeH)

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League