G9
Graniti operohet sot
30 October, 2013 @13:14
Njëri ndër basketbollistët më të mirë të Sigal Prishtinës së pasluftës, ai që bartte barën kryesore gati në të gjitha ndeshjet e kampionit të shumëfishtë - Granit Rugova, sot futet në operacion për të bërë intervenimin e nevojshëm për në gjurin e djathtë të tij.
Rugova, i cili mban rekordin e koshave të shënuar për një ndeshje në Kosovë, nuk është paraqitur fare në ndeshjet e Sigal Prishtinës këtë stinor dhe pritet të shihet se sa do t’i duhet kohë për t’iu kthyer palestrave në momente kur Prishtinës i duhet edhe më shumë.
Të gjitha këto detaje do të dihen pas operimit të tij dhe terapive të para.