Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLIMI I XHIROS III

Sigal Prishtina, gjithsesi e para

BOROZANI/Erdis Driza

Sigal Prishtina, gjithsesi e para


30 October, 2013 @9:19

Sigal Prishtina mund të mbetet e para edhe pas kësaj xhiroje në Balkan League, pas rezultateve të fituara mbrëmë në dy ndeshjet e para të kësaj gare. 

Kozuvi i Gjevgjelisë që kishte dy fitore nga dy ndeshjet e para, u mposht mbrëmë nga ekipi bullgar Balkan në Gjevgjeli për të regjistruar humbjen e parë në këtë ligë. 

Balkan që u mposht xhiron e kaluar nga Sigal Prishtina, me treshen e basketbollistëve më të dalluar, Ivan Lilov, Pavel Marinov dhe Stanimir Marinov ka arritur t’i bëj ballë Kozuvit dhe t’i mposht ata në fund për të shënuar fitoren e parë. 

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar dje edhe rumunët e Craiovas kanë arritur të shënojnë fitore. Ata kanë mposhtur si vendas malaziasit e Teodos, për të regjistruar fitoren e dytë në këtë ligë. Rade Dzambic dhe Mirko Kovac kanë qenë basketbollistët më të dalluar te ekipi rumun. 

Sigal Prishtina luan sonte me Galil Gilbaon në Izrael, derisa Peja pret nesër në Karagaç Levskin. 

Sipas parallogarive prishtinasit edhe në rast të humbjes nga kampioni aktual i Balkan League, do të mbeten në vendin e parë të tabelës së klasifikimit. 

E Pejës nesër i duhet fitorja e parë si për moral ashtu edhe për të treguar forcën tjetër kosovar në Balkan League. 

Tabela aktuale dhe ndeshjet e radhës në Balkan League.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League