Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIRO III FILLON SOT

Rivalët sot, Prishtina e Peja, nesër e pasnesër

BOROZANI/Erdis Driza

Rivalët sot, Prishtina e Peja, nesër e pasnesër


29 October, 2013 @11:26

Kundërshtari maqedon që mposhti Pejën në xhiron e parë të Balkan League dhe ka dy fitore nga dy ndeshje, Kozuv, do të përballet sonte në kuadër të xhiros së tretë të kësaj lige me ekipin bullgar, Balkan, të cilin e mposhti Sigal Prishtina në xhiron e dytë. 

Ekipi tjetër debutues në këtë ligë, Craiova rumune, pas fitores ndaj Levskit në xhiron e parë dhe humbjes nga Kumanova në xhiron e dytë, sonte pret Teodon malazeze në Krajovë të Rumanisë. 

Ndeshjet e sontme pritet të kalojnë me fitoret e vendasve, të cilat janë favorite, por përkundër të gjithave, ndeshjet e para në dy xhirot e kaluara kanë treguar se të gjitha skuadrat në BIBL janë me cilësi të përafërta dhe se fituesi varet shumë nga forma e lojtarëve atë ditë. 

Liderja aktuale e Balkan League, Sigal Prishtina, ndeshet nesër me kampionen aktuale të kësaj lige, Galil Gilboa, ndërsa Peja pasnesër me Levskin e Bullgarisë në Karagaç, që do të jetë edhe ndeshja e parë e pejanëve si vendas në këtë ligë. 

Për ekipet tona dhe ndeshjet e tyre të radhës do t’ju sjellim raporte më të hollësishme në ditën e ndeshjes.

Tabela aktuale para xhiros III.



XHIROJA III:

17:30 Sonte Kozuv (MAQ) - Balkan (BUL)
19:00 Sonte Craiova (RUM) - Teodo (MZ)
19:00 Nesër Galil Gilboa (IZR) - Sigal Prishtina (KOS)
19:00 Pasnesër Peja (KOS) - Levski (BUL)

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League