SIGAL PRISHTINA
Lideri niset për Izrael
28 October, 2013 @15:28
Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri turk, Ceyhun Cabadak, janë nisur për në Stamboll të Turqisë, prej nga do të udhëtojnë për në Izrael për t’u ndeshur me kampionin aktual të BIBL-së, Galil Gilboa.
Sigal Prishtina ka arritur të shënojë dy fitore në dy ndeshjet e para në Balkan League, derisa në Superligë të Kosovës është skuadra e vetme e pamposhtur.
Në anën tjetër Galil Gilboa ka marrë goditje të rëndë këtë fundjavë në ligën izraelit ku është mposhtur në shtëpi nga Hapoel Holon 60-80. Kjo ka qenë humbja e dytë e Galil Gilboas në ligën izraelite si vendas.
Në Balkan League, deri më tani izraelitët kanë vetëm një ndeshje të zhvilluar, pasi që kanë pushuar në xhiron e parë. Izraelitët kanë mposhtur Teodon e Tivatit në xhiron e dytë të Balkan League.
Ndeshja ndërmjet Galil Gilboa dhe Sigal Prishtinës luhet të mërkurën më 30 tetor me fillim nga ora 19:00.