RTV 21 - DRITA
Drita s’njeh kundërshtarë
27 October, 2013 @20:51
Skuadra e Dritës ka vazhduar me serinë e mirë duke shënuar edhe fitoren e katërt rresht. Bardhekaltërit nga Gjilani e mposhtën kësaj radhe teleboysat e RTV 21-shit me rezultat 84-90.
Se fitorja do t’i takojë Dritës, u pa që nga çereku i parë, në të cilin 21-shi u ndal në vetëm 9 pikë, karshi 25 pikëve të Dritës.
Megjithatë çereku i parë në njëfarë mënyre u tregua jo edhe aq real. Ekipi i trajnerit Adin Adinovic, që ishte në disavantazh deri në -20 pikë (11-31), dalëngadalë filloi ta përmbys disavantazhin. Madje, edhe 46 sekonda pa përfunduar ndeshja, epërsia e lartë e Dritës u shkri në vetëm 3 pikë (80-83).
Megjithatë, efikasiteti në fund nga vija e gjuajtjeve të lira të Adem Dushicës, Joe Minceyt dhe të Brain Towner-it, bënë që ndeshja të përmbyllet në të mirë të ‘intelektualëve’.
Më meritorët në fitoren e Dritës ishin Kason Cheeks me 26 pikë dhe Joe Mincey me 20 pikë, të cilët luajtën gjatë tërë takimit duke mos u zëvendësuar fare, derisa Fisnik Mehmeti ishte i pakonkurentë nën kosh duke mbledhur hiq më pak se 20 topa, prej të cilave 7 në sulm.
Kurse te teleboysat më të mirët ishin të sapoardhurit, Keith Gabriel, me 31 pikë dhe Trey Hempton me 24 pikë e 12 kërcime.
Statistikat individuale te RTV 21
1 | Keith Gabriel | 31 pikë | 5 kërcime | 3 asistime/ 2 bllokada |
2 | Trey Hempton | 24 pikë | 12 kërcime | 2 bllokada/ 1 asistim |
3 | Elvan Iljazi | 7 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
4 | John Pack | 6 pikë | 5 kërcime | |
5 | Urim Zenelaj | 6 pikë | 4 kërcime | |
6 | Samir Zekiqi | 5 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
7 | Ujkan Karanezi | 3 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
8 | Ard Islami | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
Statistikat individuale te Drita
1 | Kason Cheeks | 26 pikë | 10 kërcime | 4 asistime |
2 | Joe Mincey | 20 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
3 | Adem Dushica | 14 pikë | 1 kërcim | |
4 | Fisnik Mehmeti | 13 pikë | 20 kërcime | 3 asistime |
5 | Driton Sylejmani | 12 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
6 | Brain Tawner | 3 pikë | 5 kërcime | |
7 | Arian Mehmeti | 2 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |