Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A

Kanarinat fluturojnë me fitore

Kanarinat fluturojnë me fitore


25 October, 2013 @22:21

Skuadra turke, Fenerbahçe Ulker, është tepër e kënaqur nga trajneri Obradoviç. Ndikimi i tij, po vërehet dukshëm në skuadër, ngase Feneri, ende nuk ka shijuar humbje me të në ndeshjet zyrtare.

Ata fitoren e radhës e regjistruan kundër gjigantit spanjoll, Barcelona. Kanarinat, në pjesën kryesore të ndeshjes ishin më të mirët, ku e përfunduan ndeshjen me rezultat 75-70.

Ylli lituanez, Linas Klieza, shkëlqeu me 22 pikë e katër kërcime, ku u ndihmua edhe nga kroatët, Luka Zoric me 12 e Bojan Bogdanovic me 11 pikë.

Ndërsa në anën tjetër te katalonasit u dalluan ylli europian Juan Carlos Navarro me 18 pikë e Ante Tomic me 16 sosh.

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Kenan Sipahi, ia nisi ndeshjes në pesëshen e parë të Obradoviçit, duke luajtur 11 minuta dhe shënoi 5 pikë.

Kjo ishte fitorja e dytë e Fenerbahçes, ndërsa Barcelona pas fitores në javën e parë, tani u njoftua edhe me humbje në xhiron e dytë të Euroleague-së.


Video

Fenerbahce - Barcelona




GRUPI A

1 Fenerbahçe Ulker 2 F 0 H
2 CSKA Moscow 2 F 0 H
3 Barcelona 1 F 1 H
4 Partizan 1 F 1 H
5 Budivelnyk 0 F 2 H
6 Nanterre 0 F 2 H

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague